Skip to content Skip to footer

Rotshildet

2,000L

Për familjen Rotshild qarkullojnë mite dhe legjenda të panumërta. Por edhe sikur t’i heqim të gjitha thashethemet, prapëseprapë një gjë nuk tundet nga vendi: Ngritja unike e një familjeje të madhe nga “Rrugica e Hebrejve” në Frankfurt për t’u bërë fuqia e parë fi nanciare e Europës. Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Majer Amshel Rotshild, themeluesi i dinastisë Rotshild, arriti të ngrinte një biznes të lulëzuar për tregtimin e monedhave dhe për kambizëm. Që herët ai arriti të vendoste kontakte me familjet fi snike gjermane, duke realizuar më në fund të gjitha transaksionet e tyre fi nanciare në të gjithë Europën. Bashkë me të ardhurat në rritje u rrit edhe familja. Në vitin 1810 Majeri i bëri djemtë pjesëtarë të biznesit familjar, duke themeluar bankën “Mayer Amschel& Söhne”. Pas vdekjes, pesë djemtë e tij do ta zgjeronin bankën duke krijuar fi liale të saj në Frankfurt, Londër, Paris, Vjenë dhe Napoli. Deri në Luftën e Parë Botërore, Rotshildët ishin jo vetëm banka private më e rëndësishme në botë, duke zënë një pozitë dominuese në fi nancimin e shteteve europiane, por krijuan edhe një sipërmarrje komplekse që operonte në shumë vende të tjera. Rrëfenja e Egon Caesar Conte Cortit është një vepër klasike për dinastinë e bankierëve më të famshëm të botës. Me mjeshtëri ai arrin të hedhë dritë, si mbi aferat fi nanciare të huave shtetërore dhe të administrimit të pasurive ashtu dhe mbi ndërlidhjet familjare dhe kontaktet me politikanët dhe monarkët e kohës së tyre – një kronikë familjare unike, që në të njëjtën kohë tregon se si pasuria mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në politikë.

Additional information

Autor

EGON CAESAR CONTE CORTI

Botues

Botart

Viti i botimit

2024

Nr. i faqeve

544

ISBN

978-9928-341-68-6

Formati

Hard Cover

Përkthyes

Sokol Mici