Skip to content Skip to footer

Koordinatat e lumturisë

1,500L

“Unë ëndërroja një jetë të tillë. Një jetë ku mund të udhëtoja me muaj nëpër Azi, për t’u zgjuar një mëngjes në Bali dhe të vendosja krejt papritur të kthehesha në Europë. Të kaloja disa ditë në Bangkok për të ngrënë pad thai dhe për të përshëndetur Lindjen. Të shkoja të takoja gjyshen time në Torino, pastaj të ngjitesha në bordin e shtëpisë sime me rrota dhe të rinisesha. Dhe natën e parë gjatë rrugëtimit, duke parë yjet, të diskutoja me shpirtin tim binjak për qëllimin e radhës. Ose të udhëtoja e kaq, pa qëllim, duke ndjekur vetëm dhe ekskluzivisht koordinatat e lumturisë. Ëndërroja që dhomën e një hosteli ose hollin e një aeroporti ta bëja zyrën time dhe botën e tërë shtëpinë sime. Të mund të punoja në distancë nga çfarëdolloj pike e planetit dhe të fi toja për të jetuar duke bërë atë që dua më shumë. E ëndërroja një jetë të tillë: të lirë. Dhe ju them të vërtetën, nga një pjesë mes trurit dhe zemrës, ndieja se mund ta bëja me të vërtetë, që prej ditës së parë. Pikërisht kjo gjë e bëri diferencën: besimi. Të besosh gjithmonë.” Koordinatat e lumturisë është historia e Xhanluka Gotos, autor i blogut “Ushqehu Jeto Udhëto”. Por jo vetëm: është edhe manifesti i një gjenerate të tërë shpirtrash të lirë, ëndërrimtarë dhe udhëtarë, me synimin që jetën e tyre ta bëjnë një histori të veçantë dhe të mrekullueshme.

Additional information

Autor

Gianluca Gotto

Botues

Jetart

Viti i botimit

2023

Nr. i faqeve

390

ISBN

978 9928 341 754

Formati

Softcover

Përkthyes

Anxhela Lepuri, Eljon Doçe