Manifest
1,000L
Gjithçka që bëni, në çdo ditë të jetës suaj, është një mundësi për ju që të rrisni
fuqinë tuaj të manifestimit: mendimet që zgjidhni të integroni brenda vetes, mënyra
se si e ushqeni dhe e mirëmbani trupin tuaj, praktikat e përditshme që zbatoni me
përkushtim, zakonet që krijoni, miqësitë që keni, sjellja që lejoni te të tjerët si dhe
gatishmëria që tregoni për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Gjithçka që bëni është
një demonstrim i dashurisë ndaj vetes dhe çdo vendim që merrni, ka aftësinë të rrisë
vetëvlerësimin tuaj si dhe t'ju afrojë më pranë ëndrrave tuaja.
Në të vërtetë, hapat në këtë libër nuk duhen trajtuar një nga një, por të gjitha së
bashku. Secili nga 7 hapat që jepet në këtë libër, mbështetet njëkohësisht edhe tek
hapat e tjerë dhe kur të jeni në gjendje që t'i zotëroni të gjithë, do të zbuloni magjinë
e manifestimit.
Ju keni vetëm një jetë dhe detyra juaj është që ta shndërroni atë në jetën më të mirë
të mundshme si dhe të jetoni një jetë të mbushur me gëzim, dashuri, qëllime dhe
përmbushje. Ka ardhur koha që të mos e shihni më jetën si një spektator, por të
filloni që të zbuloni fuqinë e pafundme që keni brenda jush, për të zgjedhur dhe
krijuar jetën që vërtetë dëshironi të jetoni si dhe për të manifestuar jetën tuaj më të
përsosur.
DIKUSH JU THA DIKUR
SE JU NUK MUND T’I KENI TË GJITHA.
UNË JAM KËTU PËR T’JU THËNË SE
MUND TË KENI GJITHÇKA.
Additional information
| Botues | Botart |
|---|---|
| Viti i botimit | 2024 |
| Nr. i faqeve | 207 |
| ISBN | 978-9928-341-89-1 |
| Formati | Softcover |
| Përkthyes | Ino Gramozi |

