Add to WishlistRemove from Wishlist
Add to Wishlist
Nexus
2,500L
Tregimet na bënë bashkë. Librat përhapën idetë dhe mitologjitë tona. Interneti premtoi dije pa kufi. Algoritmet mësuan sekretet tona e më pas na kthyen kundër njëri-tjetrit. Çfarë do të bëjë IA? Nexus është një tregim drithërues se si mbërritëm deri këtu, si dhe për zgjedhjet e ngutshme që duhet të bëjmë për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar.
Vlerësime për Nexus “I jashtëzakonshëm, frymëzues dhe i arsyetuar në një mënyrë kaq të shkëlqyer… Nëse ka një libër për të cilin do të nxisja gjithkënd ta lexonte, ai është Nexus.” Stephen Fry
“Një nga librat me një inteligjencë të mprehtë e mbresëlënëse për brezin tonë.” Rory Stewart
“Ky libër tejet i rëndësishëm vjen në një kohë kritike, teksa të gjithë ne mendojmë përmes ndikimit të IA-së.” Mustafa Suleyman
Historia se si rrjetet e informacionit kanë krijuar e shkatërruar botën tonë, nga autori i renditur në vendin e parë për shitje të Sapiens, sipas Sunday Times. Përgjatë 100 000 viteve të shkuara, ne Sapiensët kemi grumbulluar pushtet të jashtëzakonshëm. Mirëpo, përpos gjithë zbulimeve, shpikjeve dhe pushtimeve tona, tashmë e gjejmë veten në një krizë ekzistenciale. Bota është në prag të kolapsit ekologjik. Tensionet ndërkombëtare dhe politike po rriten, teksa ne nxitojmë kokëngulthi drejt epokës së IA-së – një rrjet informacioni alien që kërcënon të na shfarosë. Me gjithë sa kemi arritur, pse jemi kaq vetëshkatërrues? Nexus fokusohet te specifikat historike për të kuptuar se si rrjedha e informacionit na ka sjellë deri këtu. Duke na shpënë nga Epoka e Gurit përmes kanonizimit të Biblës, shpikjes së shtypit, te lindja e mjeteve të komunikimit masiv dhe ringjallja së fundmi e populizmit, Yuval Noah Harari na kërkon të mendojmë për marrëdhënien e ndërlikuar mes informacionit dhe së vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, dijes dhe pushtetit. Ai eksploron se si sisteme, të tilla si: Perandoria Romake, Kisha Katolike dhe bolshevikët, e kanë përdorur informacionin për të arritur qëllimet e tyre, të mira ose të liga. Ai, po ashtu, tregon për zgjedhjet e ngutshme me të cilat përballemi teksa inteligjenca jonjerëzore kërcënon vetë ekzistencën tonë. Informacioni nuk është materiali bruto i së vërtetës, por as thjesht një armë nuk është. Nexus eksploron rrugën e mesme shpresëplotë që gjendet mes këtyre ekstremeve dhe, duke bërë pikërisht këtë, ai rizbulon humanizmin tonë të përbashkët.
Additional information
Autor | Yuval Noah Harari |
---|---|
Botues | Botart |
Viti i botimit | 2024 |
Nr. i faqeve | 528 |
ISBN | 978-9928-341-93-8 8 |
Formati | Hardcover |
Përkthyes | Aulona Ormeni |