Attached
1,400L
Një libër i rëndësishëm që ju ndihmon të kuptoni sjelljen tuaj dhe atë të të tjerëve.” Sunday Telegraph “Ndriçues.” New York Times
A ekziston ndonjë shkencë për dashurinë? Në këtë libër novator, psikiatri e neuro shkencëtari Amir Levine dhe psikologia Rachel S. F. Heller tregojnë se si kuptimi i teorisë së lidhjes – shkenca më e avancuar e marrëdhënieve njerëzore që ekziston sot – mund të na ndihmojë për të gjetur dhe për të ruajtur dashurinë. Fusha e teorisë së lidhjes shpjegon se secili prej nesh në marrëdhëniet dashurore sillet
NJERËZIT ANKTHIOZË në lidhje janë gjithë kohës të shqetësuar për marrëdhëniet e tyre dhe, në përgjithësi i mundon frika se partneri nuk do të jetë i aftë për t’iu përgjigjur dashurisë së tyre.
NJERËZIT BISHTNUES në lidhje e shohin intimitetin si humbje të pavarësisë dhe vazhdimisht përpiqen që ta minimizojnë afërsinë.
NJERËZIT E SIGURT në lidhje nuk e kanë problem intimitetin dhe zakonisht janë të ngrohtë dhe të dashur.
Me vëzhgime interesante psikologjike, pyetësorë dhe të dhëna studimore, Levine dhe Heller ju ndihmojnë që të kuptoni tre stilet e lidhjes, të identifikoni tuajin dhe të dalloni stilet e të tjerëve në mënyrë që të mund të gjeni partnerë me të cilët përputheni, apo që të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese.
Additional information
Autor | Amir Levine, Rachel S.F Heller |
---|---|
Botues | Jetart |
Viti i botimit | 2024 |
Nr. i faqeve | 336 |
ISBN | 978-9928-468-29-1 |
Formati | 14×20.5cm |
Përkthyes | Arben Shehu |