BOTART – LIBRAT QË NA MUNGONIN!
Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005 me misionin për të sjellë në shqip botimet më cilësore me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, por edhe për të rritur.
BOTART ka në fokus kryesor letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë. Gjatë dy dekadave kemi arritur të sjellim në shqip autorë shumë të suksesshëm në botë, si:
Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo, Ben Miller etj.
Përkthyesit dhe redaksia i kanë realizuar botimet e tyre në kohë reale dhe me të njëjtën cilësi. Ne kemi ambicien që këto botime të vazhdojnë të rritin cilësisht breza të tërë fëmijësh dhe adoleshentësh.
Këta autorë dhe krijimet e tyre janë një pasuri e çmuar kulturore për fëmijët dhe jo vetëm, për krijimin e bibliotekave cilësore në familje, shkolla e kudo.
Në vëmendjen tonë janë edhe botimet për adoleshentë, për të cilët kemi përzgjedhur emra shumë të njohur, si:
Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Po kështu botimet për të rritur janë një tjetër fushë e rëndësishme për ne. Mund të veçojmë autorë që sot janë numrat 1 në botë, si:
Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Ben Macintyre, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim etj.
Botart ka sot më shumë se 400 tituj të botuar duke plotësuar kështu të gjitha kërkesat e lexuesve tanë.
Një risi e re është profili i botimeve JETART – botime që kanë në fokus shëndetin, cilësinë e jetës dhe mënyrën se si jo vetëm të ushqehemi shëndetshëm
por edhe të jetojmë cilësisht.
Kolanat e botimeve tona pasurohen vazhdimisht me tituj të rinj dhe janë për të gjithë lexuesit dhe për të gjitha moshat,
si dhe plotësojnë pothuajse të gjitha dëshirat dhe interesat e lexuesve tanë.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të Europës e më gjerë.
