Skip to content Skip to footer

Si vrasin vajzat e mbara

1,400L

Një triller i thurur me elegancë që duhet lexuar patjetër

Guardian

ÇËSHTJA ËSHTË MBYLLUR
Litëll Kiton, prill 2012: Endi Belli, një nga vajzat më të njohura të shkollës, vritet. Ose më saktë, zhduket dhe trupi i saj nuk gjendet kurrë. Vrasësi është Sal Singu, shok shkolle dhe mik i viktimës: policia dhe të gjithë banorët e qytezës janë të bindur për këtë.

Vetëvrasja e tij, vetëm pak ditë pas ngjarjes, zhduk çdo dyshim. Mirëpo Pipa Filtz-Amobi, e cila në kohën kur ndodhin ngjarjet, ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe dhe që sot po përgatitet për t’u pranuar në universitet, nuk është fare e bindur për këtë. Pasi zgjedh që si temë diplome të studiojë pikërisht këtë çështje, ajo nis të zbulojë disa sekrete, për të cilat dikush në qytet kërkon dëshpërimisht që të mbeten të tilla. Po sikur vrasësi të ndodhet me të vërtetë atje jashtë?

Additional information

Autor

Holly Jackson

Botues

Botart

Viti i botimit

2024

Nr. i faqeve

360

ISBN

9789928341952

Formati

Softcover

Përkthyes

Aferdita Bashari, Enes Lekiqi