Libri i madh i pediatres sime
3,000L
DITËN QË DO TË VENDOSËSH TË JESH BABA OSE NËNË, JETA JOTE DO TË NDRYSHOJË PËRGJITHNJË
A je përgatitur për të dashur dikë më shumë se çdo njeri tjetër në jetën tënde? Nise aventurën më emocionuese, më intensive dhe më të vështirë të jetës sate. Askush nuk na përgatit për të qenë prindër, dhe as na mëson se si të menaxhojmë frikën apo informacionin e tepërt që marrim në këto kohë, apo s’është kështu? Nuk ka etapë të lehtë, por ama të gjitha janë të mrekullueshme dhe të papërsëritshme. Kurrë mos e harro këtë!
Në këtë libër pediatrja e famshme Lucía Galán Bertrand përmbledh të gjitha njohuritë profesionale dhe përvojën e saj si nënë. Rezultati është një manual shumë i plotë pediatrie në dispozicion të masës së gjerë të publikut, dhe i përditësuar me të dhënat më të fundit shkencore për të na orientuar në mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve të shekullit XXI. Një libër për nëna dhe baballarë të të gjitha moshave, por edhe për ata që përgjigjen për kujdesin e më të vegjëlve.
Që nga lindja e foshnjës deri në adoleshencë, përfshirë edhe atë, lexuesit do të gjejnë këtu përgjigje të sakta për probleme të mëdha e të vogla. Si duhet të flejë foshnja? A do të mësohet duke e mbajtur në krahë? Cilat janë shkaqet më të shpeshta për të shkuar për vizitë te mjekun? Kur duhet shkuar në urgjencë? Si të flitet me një adoleshent në lidhje me seksin apo për teknologjitë e reja?
Libri i madh i pediatres sime, me vulën e saj të pagabueshme, ku gërshetohet rreptësia shkencore, ëmbëlsia dhe ndjeshmëria. “Pasioni im: vizitat, pacientët, familja ime. Frymëzimi im: fëmijët e mi, motori i jetës sime. Motoja ime: çfarë do të të pëlqente që të kujtonin fëmijët e tu nga fëmijëria e tyre kur ti të mos jesh më këtu?”
Additional information
Autor | Dr. Lucia Galan Bertrand |
---|---|
Botues | Botart |
Viti i botimit | 2024 |
ISBN | 978-9928-341-99-0 |
Formati | Hard Cover |
Përkthyes | Ivzi Koçi |