Djali me pizhame me vija
1,200L
John Boyne, i lindur në Irlandë në vitin 1971, është autor i gjashtë romaneve për të rritur, pesë për lexuesit e rinj dhe një përmbledhje historish të shkurtra. Djali me Pizhame me Vija pati një sukses të pashoq në Sunday Times dhe New York Times, qëndroi në vend të parë për gjashtëdhjetë e gjashtë javë në Irlandë dhe fitoi dy Çmime të Librit Irlandez, mes shumë të tjerash. U realizua një film i suksesshëm nga Miramax dhe sot, mbi shtatë milionë kopje të librit janë shitur në mbarë botën. Romanet e tjerë të tij, veçanërisht “Absolutisti” dhe “Një histori vetmie”, janë pëlqyer në mbarë botën dhe kanë pasur një sukses të pashoq. Ata janë botuar në mbi dyzetë e pesë gjuhë. Ai është i martuar dhe jeton në Dublin.
Oliver Seffers është një artist vizual dhe autor që punon me ilustrime, piktura, kolazhe dhe skulptura. Librat e tij me figura të vlerësuar nga kritika janë botuar në mbarë botën dhe janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë, dhe vepra e tij e artit është shfaqur në institucione në ndryshme përfshirë Muzeun Bruklin në Nju-Jork, Muzeun Irlandez të Arteve Moderne në Dublin, Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër, Muzeun Ulster në Belfast dhe Palais Auersperg në Vjenë. Oliver ka fituar shumë çmime, përfshirë Çmimin e Librit për Fëmijë m Ilustrimet më të Bukura nga New York Times, Çmimin e Librit Irlandez, Çmimin Teksas Bluebonnet dhe Çmimin e Shoqatës së Letërsisë të Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka hedhur në treg librin e tij të pesëmbëdhjetë si autor dhe ilustrues në fund të 2016-ës. Oliveri u rrit në Belfast, Irlandën Veriore; aktualisht jeton dhe punon në Bruklin, Nju-Jork.
“Këtu janë me qindra fëmijë,” – tha Brunoja, pa i menduar mirë fjalët para se t’i thoshte. “Vetëm se ata janë nga ana tjetër e gardhit.”
Ky botimi i ri (i realizuar me rastin e 10-vjetorit të botimit të parë) me ilustrimet e Oliver Jeffers – një nga emrat më të shquar në botë – shoqërohet dhe me një parathënie të autorit John Boyne.
Additional information
Botues | Botart |
---|---|
Viti i botimit | 2024 |
ISBN | 978-99928-341-38-9 |
Formati | Softcover |