Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ti je i paparë
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Ti je i paparë

1000 Lekë

Libri për fëmijë i vitit 2019 - bestseller nr. 1 i Sunday Times

«Nuk jam i zoti në sport… Nuk e bëj dot matematikën… E kam shumë të vështirë me provimet…» - Të duken të njohura këto fjalë?

Nëse beson se nuk je i aftë të bësh diçka, ka shumë të ngjarë që as të mos përpiqesh. Por po sikur të mund të përmirësoheshe vërtet në matematikë, në sport apo në provime? Po sikur të mund të shkëlqeje në çdo gjë që vendos të bësh?

Ti je i paparë! mund të të ndihmojë pikërisht për këtë. Ky libër frymëzon dhe u jep vetëbesim lexuesve të rinj, duke i ndihmuar të zbulojnë aftësitë e tyre dhe të shfrytëzojnë potencialin që kanë.

Libri i parë për fëmijë i gazetarit të Times, dy herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe autorit bestseller Matthew Syed, sjell shembuj nga jeta e njerëzve të suksesshëm, nga Mozart-i te Serena Williams, për të treguar se suksesi nuk është thjesht çështje talenti të lindur: aftësitë mund të fitohen dhe të zhvillohen.

Me punë dhe këmbëngulje, praktikë dhe besim te vetja dhe, mbi të gjitha, me një mentalitet rritjeje, nuk ka arsye që dikush të mos mund të arrijë atë që synon.

Praktik, i dobishëm dhe plot ide pozitive, ky është libri që do t’i ndihmojë fëmijët të përballojnë vështirësitë, t’i pranojnë gabimet si pjesë të të mësuarit dhe të besojnë më shumë te vetja, në mënyrë që të rriten si të rinj të suksesshëm dhe të lumtur.

Beso te vetja dhe guxo të jesh i paparë pothuajse në gjithçka!

Një libër jashtëzakonisht argëtues dhe frymëzues! Plot këshilla praktike dhe shembuj të larmishëm që e bëjnë të vlefshëm si për djemtë e vajzat, ashtu edhe për të rriturit!

Autor
Matthew Syed
Ilustrues
Toby Triumph
Përkthyes
Kristi Kaca
ISBN
978-9928-286-94-9
Faqe
158
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
9 - 13 vjeç
Për Matthew Syed

Matthew Syed është një nga autorët dhe mendimtarët më të njohur në fushën e performancës dhe të mënyrës se si mund të arrijmë më shumë në një botë që ndryshon vazhdimisht.

Në punën e tij ai sjell shembuj të shumtë nga sporti, biznesi, arsimi dhe politika, për të treguar se si arrihet suksesi dhe, mbi të gjitha, se si mund të përmirësohemi duke mësuar nga gabimet tona. Në librin Ti je i paparë!, ai u përcjell lexuesve të rinj idetë e mentalitetit të rritjes, këmbënguljes dhe aftësisë për t’u përshtatur, duke i ndihmuar të besojnë te vetja dhe te mundësia për t’u bërë më të mirë.

Përpara se t’i kushtohej gazetarisë dhe shkrimit, Matthew ishte për gati një dekadë numri një i Anglisë në tenis. Sot është gazetar i vlerësuar me çmime i The Times, një folës i kërkuar dhe kontribuon rregullisht në radio dhe televizion.

Ai është autor i disa librave bestseller. Matthew jeton në Londër me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Për Toby Triumph

Toby Triumph është ilustrues nga Yorkshire, Angli, dhe jeton në Nju-Jork. Me vizatime të punuara me dorë, plot detaje, humor dhe fantazi, ai krijon një botë të veçantë ku personazhet, shkronjat dhe fjalët marrin jetë. Punimet e tij gjenden në libra, reklama, veshje, instalacione artistike dhe murale.