Matthew Syed është një nga autorët dhe mendimtarët më të njohur në fushën e performancës dhe të mënyrës se si mund të arrijmë më shumë në një botë që ndryshon vazhdimisht.
Në punën e tij ai sjell shembuj të shumtë nga sporti, biznesi, arsimi dhe politika, për të treguar se si arrihet suksesi dhe, mbi të gjitha, se si mund të përmirësohemi duke mësuar nga gabimet tona. Në librin Ti je i paparë!, ai u përcjell lexuesve të rinj idetë e mentalitetit të rritjes, këmbënguljes dhe aftësisë për t’u përshtatur, duke i ndihmuar të besojnë te vetja dhe te mundësia për t’u bërë më të mirë.
Përpara se t’i kushtohej gazetarisë dhe shkrimit, Matthew ishte për gati një dekadë numri një i Anglisë në tenis. Sot është gazetar i vlerësuar me çmime i The Times, një folës i kërkuar dhe kontribuon rregullisht në radio dhe televizion.
Ai është autor i disa librave bestseller. Matthew jeton në Londër me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.