Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Tekno-Feudalizmi – Çfarë e vrau kapitalizmin
Teknologji / Evolucion

Tekno-Feudalizmi – Çfarë e vrau kapitalizmin

1400 Lekë

Kapitalizmi ka vdekur. Mirë se vini në tekno-feudalizëm

Në librin e tij më të guximshëm dhe më largpamës, ekonomisti vizionar dhe autori bestseller Yanis Varoufakis tregon se si pronarët e big tech-ut u kthyen në zotërit feudalë të botës - duke e zëvendësuar kapitalizmin me një sistem kryekëput të ri, që skllavëron mendjet tona, shkatërron demokracinë dhe rishkruan rregullat e pushtetit global.

Por siç dëshmon Varoufakis, tekno-feudalizmi është i mbrujtur me mundësi të reja për ta penguar dhe përmbysur atë, duke sjellë në vëmendje më qartë se kurrë revolucionin që na nevojitet për t’i shpëtuar burgut tonë digjital.

Autor
Yanis Varoufakis
Përkthyes
Redi Muçi
ISBN
978-9928-341-94-5
Faqe
320
Botimi
2024
Për Yanis Varoufakis

Yanis Varoufakis është ekonomist, lider politik dhe autor i shumë librave të suksesshëm: Talking to My Daughter: A Brief History of Capitalism; Adults in the Room, një përmbledhje biografike e kohës kur ishte ministër i Financave të Greqisë; një histori ekonomike e Evropës, And The Weak Suffer What They Must? si dhe Another Now: Dispatches from An Alternative Present. I lindur në Athinë më 1961, ai ka qenë për shumë vite profesor i ekonomisë në Britani, Australi dhe në SHBA, para se t’i hynte politikës. Ai është bashkëthemelues i Lëvizjes Ndërkombëtare DiEM25 dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.