Yanis Varoufakis është ekonomist, lider politik dhe autor i shumë librave të suksesshëm: Talking to My Daughter: A Brief History of Capitalism; Adults in the Room, një përmbledhje biografike e kohës kur ishte ministër i Financave të Greqisë; një histori ekonomike e Evropës, And The Weak Suffer What They Must? si dhe Another Now: Dispatches from An Alternative Present. I lindur në Athinë më 1961, ai ka qenë për shumë vite profesor i ekonomisë në Britani, Australi dhe në SHBA, para se t’i hynte politikës. Ai është bashkëthemelues i Lëvizjes Ndërkombëtare DiEM25 dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.