Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Riko dhe Oskar - detektivët e makaronave
Mister / Spiunazh

Riko dhe Oskar - detektivët e makaronave

800 Lekë

Riko duhej të mbante një ditar pushimesh. Mjaft e vështirë për një djalë që e humbet lehtë fillin e kuq – apo jeshil, a ndoshta blu? Por kur njihet me Oskarin dhe të dy bashkë bien në gjurmët e rrëmbyesit famëkeq Mister 2000, i bëhet koka shumë rrëmujë. Por, bashkë me Oskarin humbasin madje edhe hijet më të thella, diçka nga tmerri i tyre.

Ky është fillimi i një miqësie të mrekullueshme...

Një histori plot humor, mister dhe ndjeshmëri për dy djem krejt të ndryshëm, të cilët zbulojnë se së bashku janë shumë më të fortë.

Libri është vlerësuar me “Deutscher Jugendliteraturpreis”, një nga çmimet më të rëndësishme gjermane për letërsinë për fëmijë dhe të rinj.

Autor
Andreas Steinhofel
Ilustrues
Peter Schössow
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-219-08-4
Faqe
220
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
9 - 12 vjeç
Për Andreas Steinhofel

Andreas Steinhöfel është përkthyes, recensues dhe skenarist – po në radhë të parë është autori i shumë librave për fëmijë dhe të rinj, të cilët janë nderuar me çmime të ndryshme, si për shembull “Mesi i botës” (Mitte der Welt). Për librin “Detektivët e makaronave” ka marrë ndër të tjera çmimin e Literaturës Gjermane për të rinj, çmimin “Corine” dhe medaljen “Artistë të Leximit 2009”. Në vitin 2009, Andreas Steinhöfel mori çmimin “Erich Kästner” në letërsi, një çmim që më parë e kishin marrë edhe Peter Rühmkrof, Loriot, Robert Gernhardt dhe Tomi Ungerer.

Për Peter Schössow

Peter Schössow është një nga ilustruesit më të famshëm të Gjermanisë. Ka mbaruar Shkollën Profesionale të Krijimtarisë në Hamburg. Ndër të tjera ka punuar edhe për revistat “Spiegel”, “Stern” dhe “Die Sendung mit der Maus”. Ai ka shkruar dhe ilustruar një numër të madh librash për fëmijë, për të cilët është nderuar me disa çmime.