Andreas Steinhöfel është përkthyes, recensues dhe skenarist – po në radhë të parë është autori i shumë librave për fëmijë dhe të rinj, të cilët janë nderuar me çmime të ndryshme, si për shembull “Mesi i botës” (Mitte der Welt). Për librin “Detektivët e makaronave” ka marrë ndër të tjera çmimin e Literaturës Gjermane për të rinj, çmimin “Corine” dhe medaljen “Artistë të Leximit 2009”. Në vitin 2009, Andreas Steinhöfel mori çmimin “Erich Kästner” në letërsi, një çmim që më parë e kishin marrë edhe Peter Rühmkrof, Loriot, Robert Gernhardt dhe Tomi Ungerer.