Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Libri i madh i pediatres sime
Prindërim

Libri i madh i pediatres sime

3000 Lekë

#1 Best seller në edukimin mjeksor, pediatri

Udhërrëfyesi më i plotë dhe i përditësuar për shëndetin e fëmijës tënd nga lindja në adoleshencë.

Libri i madh i Lucía-s, pediatres time do t’i shoqërojë nënat e reja dhe baballarët në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës së tyre. Me shumë informacion mbi shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës, që nga lindja e deri në adoleshencë, kjo vepër synon të bëhet një udhërrëfyes edukues, me shpjegime të thjeshta dhe i këndshëm për t’u lexuar.

Në këtë libër pediatrja e famshme Lucía Galán Bertrand përmbledh të gjitha njohuritë profesionale dhe përvojën e saj si nënë. Rezultati është një manual shumë i plotë pediatrie në dispozicion të masës së gjerë të publikut, dhe i përditësuar me të dhënat më të fundit shkencore për të na orientuar në mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve të shekullit XXI. Një libër për nëna dhe baballarë të të gjitha moshave, por edhe për ata që përgjigjen për kujdesin e më të vegjëlve.

Që nga lindja e foshnjës deri në adoleshencë, përfshirë edhe atë, lexuesit do të gjejnë këtu përgjigje të sakta për probleme të mëdha e të vogla.

Si duhet të flejë foshnja?

A do të mësohet duke e mbajtur në krahë?

Cilat janë shkaqet më të shpeshta për të shkuar për vizitë te mjekun?

Kur duhet shkuar në urgjencë?

Si të flitet me një adoleshent në lidhje me seksin apo për teknologjitë e reja?

Këto dhe shumë çështje të tjera trajtohen në libër, me stil të veçantë, të ngrohtë dhe të kuptueshëm të një prej pediatreve më të njohura për edukimin shëndetësor në Spanjë.”

Autor
Lucía Galán Bertrand
Përkthyes
Ivzi Koçi
ISBN
978-9928-341-99-0
Faqe
720
Botimi
2025
Për Lucía Galán Bertrand

Lucía Galán Bertrand (Oviedo, 1978) është mjeke pediatre. Qëkur ishte ende një mjeke e re praktikante, u bë nënë me fëmijën e parë dhe, një vit e gjysmë më vonë, kur sapo kishte marrë titullin e pediatres, u bë me vajzë. Të dy fëmijët ndryshuan mënyrën e saj të jetës dhe të konceptuarit të profesionit të saj. Që atëherë, punon në Alicante, ku është bashkëthemeluese dhe drejtuese e qendrës së saj, Centro Creciendo.

Ka botuar pesë vepra me Shtëpinë Botuese “Planeta” me më shumë se 27 ribotime gjithsej: Lo mejor de nuestras vidas, Eres una madre maravillosa, Elviaje de tu vida, Cuentos de Lucía, mi pediatra dhe La agenda de mi bebé.

Ajo është një personalitet i njohur në pediatri me rreth një milion persona që vizitojnë çdo muaj faqen e saj në internet.