Lucía Galán Bertrand (Oviedo, 1978) është mjeke pediatre. Qëkur ishte ende një mjeke e re praktikante, u bë nënë me fëmijën e parë dhe, një vit e gjysmë më vonë, kur sapo kishte marrë titullin e pediatres, u bë me vajzë. Të dy fëmijët ndryshuan mënyrën e saj të jetës dhe të konceptuarit të profesionit të saj. Që atëherë, punon në Alicante, ku është bashkëthemeluese dhe drejtuese e qendrës së saj, Centro Creciendo.
Ka botuar pesë vepra me Shtëpinë Botuese “Planeta” me më shumë se 27 ribotime gjithsej: Lo mejor de nuestras vidas, Eres una madre maravillosa, Elviaje de tu vida, Cuentos de Lucía, mi pediatra dhe La agenda de mi bebé.
Ajo është një personalitet i njohur në pediatri me rreth një milion persona që vizitojnë çdo muaj faqen e saj në internet.