Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë – por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t’u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit!
Kloeja një vajzë e sjellshme dhe kureshtare, vendos të zbulojë më shumë për të.
Ajo mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç’kupton hunda...
Një histori plot humor, origjinale dhe prekëse që të fut në mendime. Një rrëfim për mirësinë, paragjykimet, miqësinë dhe sa e rëndësishme është të mos i gjykojmë të tjerët vetëm nga pamja e jashtme.
David Walliams për këtë libër ka bashkëpunuar sërish me Quentin Blake i cili me ilustrimet e tij të mrekullueshme i ka tërhequr fëmijët në lexim.
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.