Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Zhuli
David Walliams

Zhuli

1200 Lekë

Një rrëfenjë mrekullisht gazmore nga autori i miliona e miliona librave të shitur David Walliams dhe ilustruar nga Tony Ross.

Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës! Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t’ua nxijnë jetën fëmijëve.

Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja! Dikush duhet t’ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?!

Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!

Të thuash se Nedi është një djalë i zakonshëm është gabim. Ai nuk është i zakonshëm, ai është i jashtëzakonshëm.

Nëse ju pëlqen kjo dhe biskotat me krem, do t’ju pëlqejë patjetër edhe libri “GJËRI”.

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Besnik Rika
ISBN
978-9928-341-16-7
Faqe
320
Botimi
2021
Mosha e sugjeruar
7 – 9 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.