Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Viktor Hygo
Biografi / Monografi / Kujtime

Viktor Hygo

1000 Lekë

Jeta dhe vepra e gjeniut të Francës!

“Krejt vepra ime do të jetë një ditë një tërësi e pandashme. Po bëj [...] një Bibël, jo Bibël hyjnore, por Bibël njerëzore”.

Poet, dramaturg, romancier, eseist, pamfletist dhe artist i jashtëzakonshëm, Viktor Hygoi (1802-1885) shkaktonte reagime nga më pasionantet. Vetë jeta e tij do të mbante vulën e të veçantës dhe të përjashtmit, nga lindja deri te funeralet në shkallë kombëtare, kur u përcoll për në banesën e fundit nga më shumë se një milion vetë. Proteus me gjenialitet të paparë, përkrahës i flaktë i përparimit të jetës shoqërore, lirisë së shtypit dhe heqjes së dënimit me vdekje, ai ndikoi fuqimisht në zhvillimin e ideve letrare, morale e politike të shekullit XIX. Një vepër e përplotë biografike shkruar nga Sandrine Fillipetti në krejt larminë dhe frymëmarrjen e vet: “Tani i shpalosur, nuk jam më veçse një dëshmitar i Perëndisë”.

Poet, dramaturg, romancier, eseist dhe artist i jashtëzakonshëm, Viktor Hygo shkrimtari që ka ngjallur gjithmonë reagime të zjarrta dhe pasione të forta…

Autor
Sandrine Fillipetti
Përkthyes
Eqerem Gaxholli
ISBN
978-9928-116-68-0
Faqe
336
Botimi
2016
Për Sandrine Fillipetti

Sandrine Fillipetti është kritike letrare. Ajo është autore e biografisë kushtuar Stendalit, si dhe e disa antologjive letrare. Gjithashtu, ajo ka botuar guida për Parisin dhe libra me intervista.