Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Vetëvrasja e Europës
Politikë / Ekonomi

Vetëvrasja e Europës

1200 Lekë

EMIGRACIONI, IDENTITETI, ISLAMI

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë. Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në të gjithë Europën.

Douglas udhëton në të gjithë Europën, për të shqyrtuar fillimisht se si emigracioni masiv, vetëshkatërrimi i kultivuar dhe deziluzioni kontribuuan, duke e futur një kontinent në kurthin e vetëvrasjes.

Nga brigjet e Lampeduzës në kampet e emigrantëve në Greqi, nga Këlni në Londër, ai duket kritik ndaj faktorëve që u bënë bashkë për t’i bërë europianët të paaftë të argumentojnë për veten e tyre dhe të paaftë t’i rezistojnë ndryshimit të tyre si shoqëri.

Libri i jashtëzakonshëm dhe tronditës i Murray (Times) trajton dështimet zhgënjyese të multikulturalizmit, ndryshimin e kursit të Angela Merkel-it mbi emigracionin, mungesën e riatdhesimit dhe obsesionin perëndimor mbi fajin, duke zbuluar kështu shqetësimin mu në zemër të kulturës europiane. Përfundimi i tij është i zymtë, por parashikimet nuk janë të parevokueshme. Siç thotë Murray, ky mund të jetë shansi ynë i fundit për ta ndryshuar rezultatin, përpara se të jetë tepër vonë.

Nga i njëjti autor lexo edhe “Çmenduria e turmave”.

Autor
Douglas Murray
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-286-01-7
Faqe
364
Botimi
2018
Për Douglas Murray

Douglas Murray është redaktor i asociuar i “The Spectator” dhe autor i “Vetëvrasja e Europës”, libër i cili për 19 javë me radhë ka qenë bestseller i “Sunday Times”. Librat e tij janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë cituar nga politikanë, gazetarë dhe autorë anembanë botës.