Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Vepro si grua, mendo si burrë
Psikologji / Filozofi

Vepro si grua, mendo si burrë

800 Lekë

Bestseller nr. 1 i New York Times

...Dua që të gjitha gratë, të cilat dëshirojnë të kenë një lidhje të fortë, por nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për ta pasur atë, si dhe për të gjitha ato që tashmë janë të lidhura dhe po përpiqen të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë që kjo lidhje të funksionojë më mirë, të harrojnë çdo gjë që atyre u kanë mësuar rreth burrave – të fshijnë mitet, herezinë, çdo gjë që u kanë treguar nënat, çdo gjë që u kanë treguar shoqet, të gjitha këshillat që kanë lexuar nëpër revista e që i kanë dëgjuar në televizion – dhe ta zbulojnë, në faqet e këtij libri, se kush janë burrat në të vërtetë.

Burrat mendojnë se ju do vazhdoni të merrni këshilla nga gra të tjera, të cilat nuk i njohin taktikat e tyre dhe nuk e dinë si funksionon truri i tyre. Por libri “Vepro si grua, mendo si burrë” do t’i japë fund kësaj. Nëse del me ndonjë dhe po përpiqesh të gjesh si ta ngresh këtë marrëdhënie në një nivel më të lartë, lexo këtë libër. Po qe se je lidhur me përkushtim me dikë dhe do të martohesh me të, lexo këtë libër.

Nëse je e martuar dhe do ta rimarrësh kontrollin e t’i forcosh lidhjet ose, nëse je lodhur duke luajtur mbi kurrizin tënd, përdore këtë libër si mjet – merr nga ky udhëzues parimet, rregullat dhe këshillat për të kuptuar dhe zbuluar planin e lojës së burrave, duke iu përgjigjur me një sulm dhe mbrojtje të papërballueshme.

...Ky libër të ndihmon t’i kuptosh më mirë burrat, duke hedhur në fushën e lojës planet, ëndrrat, dëshirat e tua dhe, ç’është më e mira nga të gjitha, do arrish të kuptosh kur ai luan apo e ka seriozisht.

Autor
Steve Harvey
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-116-35-2
Faqe
200
Botimi
2014
Për Steve Harvey

STEVE HARVEY është moderator spektaklesh dhe drejtues i një emisioni radiofonik shumë të njohur që dëgjohet çdo ditë nga miliona njerëz, si dhe i emisionit televiziv The Steve Harvey Project, i cili tregon përmes librave se e di se çfarë mendojnë vërtet burrat për dashurinë, intimitetin dhe angazhimin.

Ai është autori i disa prej librave më të shitur në botë, Stright Talk, No Chaser, si dhe filantrop dhe themelues i Fondacionit Steve dhe Marjorie.