Harriet Menërs di shumë fakte:
Letra higjienike u shpik nga kinezët në vitin 600 pas Krishtit.
Bishti i kometës largohet nga Dielli.
Një zemër e shëndetshme rreh rreth 70 herë në minutë edhe kur është e lënduar.
Por, ajo as që ia ka idenë se si të zërë miq të rinj në gjimnaz, apo se si të jetë një supermodele vezulluese e suksesshme…
Harriet Menërs shpreson se me fillimin e vitit të ri shkollor gjërat do të ndryshojnë; tashmë ajo është një gjimnaziste. Por, me Natin që bie në dashuri dhe me Tobin e angazhuar në një projekt top sekret, pa kaluar shumë kohë ajo zbulon se asgjë nuk është ashtu siç e kishte parashikuar...
VAJZA SHUSHKË është një seri për adoleshentë, që përmes humorit ndërthur ngjarje në shkollë, modeling, për miqësinë, dashurinë dhe vetëbesimin. Përmes tyre lexuesi zbulon mesazhin kryesor: Mos u përpiq të bëhesh dikush tjetër vetëm që të të pranojnë të tjerët.
Gjithçka që vezullon - është romani i katërt i serisë “Vajza shushkë”. Seria “Vajza shushkë” shumë shpejt arriti të jetë nr. 1 në letërsinë për adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin letrar “Waterstones YA Book Prize”. Seria është përkthyer në 30 gjuhë.
Holly Smale është shkrimtare e re. E plogësht, pak e përhumbur dhe paksa e ndrojtur. Ajo kaloi një pjesë të mirë të adoleshencës duke u fshehur në tualetet e dhomave të zhveshjes. Papritur, ajo u pikas nga agjencia më e mirë e modelimit në Londër në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Aty kaloi dy vite duke u rrëzuar në pasarela, duke u skuqur nga sikleti dhe duke thyer sende, pagesën e të cilave nuk mund ta përballonte. Kur u diplomua nga universiteti i Bristolit për letërsinë angleze dhe përfundoi masterin për Shekspirin, ajo e kishte lënë modelimin dhe i vuri detyrë vetes të bëhej shkrimtare. Tani ajo është një shkrimtare me të drejta të plota dhe shkruan blogje.