Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
VAJZA SHUSHKË 3 – Fotoja perfekte
Vajza Shushkë

VAJZA SHUSHKË 3 – Fotoja perfekte

1200 Lekë

Harriet Menërs di shumë gjëra. Di se:

Nju-Jorku është qyteti me popullsinë më të dendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Motoja zyrtare e këtij qyteti është “Gjithnjë e më lart”.

27% e amerikanëve nuk besojnë se njeriu ka shkuar ndonjëherë në Hënë.

Por, ajo nuk ia ka idenë se si bëhet modelimi në Amerikë. Dhe më e rëndësishmja, ajo nuk e di se çfarë duhet të bëjë kur kupton se i dashuri i saj nuk është më ai romantiku i dikurshëm.

VAJZA SHUSHKË është një seri për adoleshentë, që përmes humorit ndërthur ngjarje në shkollë, modeling, për miqësinë, dashurinë dhe vetëbesimin. Përmes tyre lexuesi zbulon mesazhin kryesor: Mos u përpiq të bëhesh dikush tjetër vetëm që të të pranojnë të tjerët.

Fotoja perfekte - është romani i tretë i serisë “Vajza shushkë”. Seria “Vajza shushkë” shumë shpejt arriti të jetë nr. 1 në letërsinë për adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi çmimin letrar “Waterstones YA Book Prize”. Seria është përkthyer në 30 gjuhë.

Autor
Holly Smale
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-94-7
Faqe
416
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
12 – 16 vjeç
Për Holly Smale

Holly Smale është shkrimtare e re. E plogësht, pak e përhumbur dhe paksa e ndrojtur. Ajo kaloi një pjesë të mirë të adoleshencës duke u fshehur në tualetet e dhomave të zhveshjes. Papritur, ajo u pikas nga agjencia më e mirë e modelimit në Londër në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Aty kaloi dy vite duke u rrëzuar në pasarela, duke u skuqur nga sikleti dhe duke thyer sende, pagesën e të cilave nuk mund ta përballonte. Kur u diplomua nga universiteti i Bristolit për letërsinë angleze dhe përfundoi masterin për Shekspirin, ajo e kishte lënë modelimin dhe i vuri detyrë vetes të bëhej shkrimtare. Tani ajo është një shkrimtare me të drejta të plota dhe shkruan blogje.