Peni po përpiqet t’i kthehet normalitetit.
Viti i ri shkollor ka filluar dhe Peni është e vendosur të ecë përpara, edhe pse do t’i duhet të mësohet me jetën pa Noah. Por pas ndërprerjes së papritur të turneut të tij botëror, Noah është zhdukur pa lënë gjurmë dhe askush nuk e di se ku është apo pse ka vendosur të largohet.
Kur Megan e fton Penin të kalojë pak kohë në shkollën e arteve ku ajo studion, Peni ka një mundësi për të bërë miq të rinj dhe për ta zbuluar më shumë veten.
Ndërkohë, shoku i saj më i mirë Eliot ka nevojë për mbështetjen e saj dhe Pouzi, një shoqe e re, përpiqet të kapërcejë frikën e skenës.
Por të ecësh përpara nuk është gjithmonë e lehtë. Sidomos kur kujtimet e dikujt që ke dashur vazhdojnë të të shfaqen kudo.
A do të arrijë Peni ta lërë pas të shkuarën dhe të gjejë rrugën e saj?
ZOE SUGG, që njihet ndryshe edhe si Zoella, është një blogere me video (vloger) nga Brajtëni i Britanisë së Madhe. Video-postimet e saj për bukurinë, modën dhe stilin e jetesës, i kanë sjellë miliona të abonuar në YouTube, me shikues që sa vijnë e shtohen nga muaji në muaj. Ajo fitoi çmimin Cosmopolitan Blog Award për Blogun më të mirë të Bukurisë dhe vijoi me Vlogerja më e mirë e Bukurisë. Zoe ka marrë edhe çmimin Vlogerja më e mirë britanike në radio Teen Awards, çmimin e Të përzgjedhurës së të rinjve Nickelodeon si vlogerja më e pëlqyer e Britanisë së Madhe dhe kandidonte si Ylli i Rrjetit për modën e bukurinë në Teen Choice Awards. Në verë, Zoe filloi edhe klubin e saj ngazëllues të librave me WHSmith.