“Ky libër duhet të jetë i referuar te receta e mjekut” - Felicity Clooke
Shkenca e re e ushqyerjes së shëndetshme
Ushqimi është aleati ynë më i madh për të pasur një shëndet të mirë, por pyetja se çfarë duhet të hamë nuk është dukur kurrë më parë kaq e ndërlikuar. Tim Spector është pionieri i një qasjeje të bazuar në shkencë për mënyrën e të ushqyerit, duke na nxitur të harrojmë nocionet mashtruese të llogaritjes së kalorive ose vlerave ushqyese tek ushqimet.
Në librin “Ushqim për jetën” ai pasqyron një punë kërkimore shkencore të kryer për më shumë se një dekadë, bazuar edhe në njohuritë e tij personale. Nëpërmjet këtij libri ai na ofron një udhëzues të ri dhe gjithëpërfshirës për gjithçka që duhet të dime në ditët e sotme rreth ushqimit, duke marrë në konsideratë të gjitha aspektet e lidhura me të, që nga ndikimi mjedisor dhe manipulimi i ushqimit e deri tek alergjitë dhe etiketat mashtruese. Spector gjithashtu na tregon vlerat e mrekullueshme dhe befasuese të ushqimeve të përditshme, të cilat shkencëtarët sapo kanë filluar t’i kuptojnë.
Praktik, gjithëpërfshirës dhe i mbushur me njohuri intriguese, “Ushqim për jetën” është një qasje e re për mënyrën e të ushqyerit - për shëndetin tonë dhe të planetit.
Ushqim për shëndetin
Ushqim për mikrobiomën tuaj
Ushqimi si ilaç
Ushqim për shëndetin mendor
Ushqim për imunitetin
Ushqim për planetin
Ushqim për jetën
Tim Spector është profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe një mjek konsulent nderi në spitalet Guy dhe St Thomas. Ai është ekspert i vlerësuar me shumë çmime në mjekësinë e personalizuar dhe mikrobiomën e zorrëve. Autor i pesë librave, duke përfshirë titujt më të shitur Spoon-Fed dhe Diet Myth. Ai shfaqet rregullisht në televizion, radio dhe podcast-e. Spector është një nga 100 shkencëtarët më të cituar në botë.
Ai është bashkëthemelues i kompanisë të ushqimit të personalizuar ZOE dhe drejton projektin më të madh shkencor në botë për shëndetin e qytetarëve, studimin ZOE Health. Ai u shpërblye me titullin OBE (Order of the British Empire) në vitin 2020 për punën e tij në luftën kundër Covid-19.