Po sikur të mund të ktheheshe pas në kohë për të shpëtuar jetën e babait tënd?
“Babai im vdiq dy herë. Herën e parë kur ishte tridhjetë e nëntë vjeç dhe, katër vjet më vonë, kur ishte dymbëdhjetë vjeç.” Në ditëlindjen e tij të dymbëdhjetë, Al Çauduri merr nga gjyshi i tij një letër të lënë nga babai i ndjerë. Në të fshihet një detyrë e pabesueshme: Al duhet të kthehet në vitin 1984 dhe të shpëtojë të atin. Për këtë i duhet një makinë sekrete e kohës, shumë guxim, dhe, edhe më shumë imagjinatë. Por udhëtimi në kohë nuk është aspak i thjeshtë. Al do të duhet të gënjejë, të vjedhë, të futet në telashe të mëdha, madje edhe të përfshihet në një zjarr në shkollën e tij! Dhe mes gjithë kësaj rrëmuje, duhet të kujdeset që të mos humbasë hamsterin e tij të dashur, Alen Shirer.
A do të arrijë Al ta ndryshojë të shkuarën dhe të shpëtojë babanë e tij, pa prishur gjithçka tjetër?
Një aventurë plot humor, emocion dhe udhëtime në kohë, që bashkon dy breza dhe të bën të qeshësh, të emocionohesh dhe të mos e lëshosh librin nga dora.
ROSS WELFORD ka punuar si gazetar dhe producent televiziv, përpara se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Ai jeton në Londër me familjen e tij, një qen dhe disa peshq tropikalë. Atij i pëlqen të krijojë histori plot aventura, humor dhe surpriza. Udhëtim në kohë me një Hamster është romani i tij i parë – dhe aventura e tij e parë në botën e librave! Në këtë libër ai bashkon dy gjëra që fëmijët i duan shumë: udhëtimin në kohë dhe një Hamster!