Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Tregime për djem që guxojnë të jenë ndryshe
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Tregime për djem që guxojnë të jenë ndryshe

1500 Lekë

Histori të vërteta dhe frymëzuese të disa personaliteteve që kanë ndryshuar botën.

Çfarë do të thotë të jesh ndryshe? - Të jesh i guximshëm nuk do të thotë gjithmonë të luftosh dragonj. Ndonjëherë do të thotë të kesh kurajën të jesh vetvetja, të ndjekësh ëndrrat e tua dhe të mos kesh frikë të mendosh ndryshe.

Ky libër sjell historitë e 100 personaliteteve të jashtëzakonshëm që kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe kanë sfiduar rregullat, pritshmëritë dhe stereotipet. Artistë, sportistë, muzikantë, shkencëtarë, aktivistë dhe figura të njohura nga e gjithë bota tregojnë, secili në mënyrën e vet, se suksesi nuk ka një formulë të vetme.

Nga Beethoven dhe Salvador Dalí te Barack Obama, Lionel Mesi e Jesse Owens, Ai Weiwei dhe Frank Ocean, këta janë njerëz që kanë guxuar të mendojnë ndryshe, të jenë vetvetja dhe të ndjekin atë që besojnë.

Një libër frymëzues për çdo djalë që dëshiron të zbulojë veten dhe të kuptojë se të jesh vetvetja është hapi i parë drejt diçkaje të jashtëzakonshme.

Autor
Ben Brooks
Ilustrues
Quinton Winter
Përkthyes
Kristi Kaca, Sokol Mici
ISBN
978-9928-286-95-6
Faqe
208
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Ben Brooks

Ben Brooks u lind në vitin 1992 dhe jeton në Berlin. Ai është autor bestseller i New York Times dhe ka shkruar disa libra, përfshi këtu edhe “Rritu” dhe “Lolito”, të cilat në 2015 kanë fituar çmimin “Somerset Maugham”.

Për Quinton Winter

Quinton Winter është piktor, ilustrues britanik. Ka bashkëpunuar me shumë botues dhe institucione të njohura, ndër të cilët gazeta The Guardian, Walker Books, Vertigo Comics dhe BBC.