Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
TOM GEJTS 9 – Njëshi i klasës
Tom Gejts

TOM GEJTS 9 – Njëshi i klasës

900 Lekë

A mund të bëhet Tom Gejts nxënësi më i mirë i klasës dhe të zgjidhet në këshillin e nxënësve, kur ai mezi arrin të mbarojë mësimi, vizaton karikatura të mësuesve dhe vazhdimisht përfundon në telashe?

Këshilla për të qenë nxënësi më i mirë i klasës

(Fatkeqësisht… unë nuk bëra asnjërën prej këtyre gjërave.)

Qëndroni zgjuar gjatë mësimit (ju ndihmon).

Mos i vizatoni mësuesit tuaj në mënyrë qesharake.

Shmangni bullistin e klasës, që të mos futeni në telashe.

Mos e lejoni mamin dhe babin të shkruajnë në planin tuaj të shkollës.

Mos e lejoni motrën tuaj grindavece, të bëj shefen duke dhënë urdhra. (Teknikisht nuk ka të bëjë me shkollën – por gjithsesi është e rëndësishme.)

Po përpiqem gjithashtu të zgjidhem në këshillin e nxënësve të shkollës – por, duke pasur parasysh listën e mësipërme, nuk duket se po shkoj shumë mirë…

Aventurat e Tomit vijojnë…

Autor
Liz Pichon
Ilustrues
Liz Pichon
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-219-99-2
Faqe
234
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për Liz Pichon

Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.

Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.

Liz jeton me familjen e saj në Angli.