Tomi ka vendosur t’i vendosë vetes një objektiv të madh: të bëhet nxënës i dalluar! Por nuk është aspak e lehtë, sepse për të fituar këtë titull duhet të dorëzojë detyrat e shtëpisë në kohë dhe të punojë më shumë, ndërkohë që atij i pëlqen të vizatojë dhe të gjejë mënyra për t’u argëtuar. Edhe Markus Meldru, i cili tashmë është nxënës i dalluar, nuk e lë të qetë.
Ndërkohë, jeta e Tomit bëhet edhe më e rrëmujshme. Një vajzë e re ka ardhur në shtëpinë ngjitur dhe, për habinë e tij, ajo nuk e pëlqen aspak Tomin. Ndërsa, gjyshërit e tij po përgatiten të festojnë 50-vjetorin e martesës, ndërsa xhaxhai Kevin ka një ide që Tomit nuk i pëlqen aspak: të bëjnë një portret familjar. Dhe, sigurisht, Delia nuk është dakord dhe kundërshton!
Histori shumë gazmore, ku Tomi zbulon se të bëhesh “Nxënës i dalluar” është shumë më e vështirë nga sa duket!
Këto dhe plot histori të tjera vijojnë në serinë më brilante dhe të vlerësuar më shumë nga lexuesit.
Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.
Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.
Liz jeton me familjen e saj në Angli.