Ky është libri i katërt i serisë së suksesshme Tom Gates, nga Liz Pichon.
Tom Gates ka plot ide gjeniale… ose të paktën kështu mendon ai!
Të shohësh Delian pa syze dielli është një tronditje e madhe për Tomin! Por kjo nuk është asgjë krahasuar me surprizën që i ka përgatitur babai i tij me programin e ri të fitnesit.
Babai i Tomit thotë se do të marrë pjesë në ditën kushtuar sportit në shkollë. Sa turp! 😆
Ndërkohë, Tomi, Derek dhe Norman vazhdojnë të ushtrohen me grupin e tyre QENTËZOMBI, në mënyrë që të jenë plotësisht gati për shfaqjen e talenteve të shkollës.
Sigurisht, me Tomin, idetë “gjeniale” zakonisht shkaktojnë shumë të qeshura, kaos dhe aventura!
Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.
Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.
Liz jeton me familjen e saj në Angli.