Ky është libri i dytë i serisë bestseller Tom Gejts, nga autorja e talentuar Liz Pichon. Aventurat bëhen gjithnjë e më argëtuese…
“…Pa shkollë për dy javë të plota! Mund të harroj GJITHÇKA në lidhje me mësimet (dhe gjëra bezdisëse si për shembull Markus Meldrunë). Dhe mund të përqendrohem te gjërat e mira, si: të shpik mënyra të reja për të bezdisur motrën time Delia. (Kaq shumë mënyra!)
Provat e grupit QENTË ZOMBI me shokun tim Derek.
Të shikoj televizor dhe të ha vafera me karamel.
Të ha vafera me karamel dhe të shikoj televizor.
Fatkeqësisht, disa probleme të vogla, si dhëmballa dhe dentisti, apo edhe motra ime e madhe, Delia, e cila është paksa e çuditshme, duket se po më prishin planet e mia GJENIALE...”
Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.
Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.
Liz jeton me familjen e saj në Angli.