Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
TOM GEJTS 1 - Bota brilante e Tom Gejts
Tom Gejts

TOM GEJTS 1 - Bota brilante e Tom Gejts

900 Lekë

Njihuni me Tom Gejts — mjeshtrin e justifikimeve, ekspertin e shkarravinave, shkrimtarin e jashtëzakonshëm të historive komike dhe tmerrin e mësuesit të tij!

Fitues i Roald Dahl Funny Prize 2011, ky libër plot humor është shkruar në formën e ditarit të Tomit, i mbushur plot me fantazi dhe histori të tij përmes vizatimeve.

Në ditarin e tij do të gjeni lloj-lloj situatash komike që do t’ju bëjnë të qeshni me zë!

“… Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqëndruar dhe më “mungon pikësynimi”. Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha fillimisht …mmm??? …”

Një seri shumë e përshtatshme për fëmijët që pëlqejnë humorin, ilustrimet, aventurat.

Librat e serisë janë përkthyer në 47 gjuhë.

Autor
Liz Pichon
Ilustrues
Liz Pichon
Përkthyes
Floreta Bruzia
ISBN
978-9928-116-85-7
Faqe
250
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për Liz Pichon

Kur Liz Pichon ishte e vogël, i pëlqente të vizatonte, të pikturonte dhe të krijonte gjëra të ndryshme. Ajo vazhdoi të vizatonte dhe ndoqi shkollën e artit në dizajn grafik. Më pas punoi si dizajnere dhe drejtoreshë artistike në industrinë e muzikës, ndërsa puna e saj si artiste e pavarur vijon edhe sot. Liz është autore dhe ilustruese e disa librave.

Tom Gejts është seria e parë e librave që ajo ka shkruar dhe ilustruar për fëmijë më të rritur. Librat e saj kanë fituar disa çmime prestigjioze, ndër të cilët: Roald Dahl Funny Prize; Waterstones Children’s Book Prize; Blue Peter Book Award.

Liz jeton me familjen e saj në Angli.