Një vepër akademike që ofron një hyrje të thelluar në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli, John Locke dhe Zhan Zhak Ruso deri te teoritë bashkëkohore sot.
Ai analizon format e ndryshme të demokracisë, funksionimin e sistemeve politike, kushtet që mundësojnë stabilitetin dhe suksesin e proceseve demokratizuese, si dhe metodat për matjen dhe krahasimin e demokracisë në vende të ndryshme. Gjithashtu, trajton pikat e forta dhe dobësitë e demokracisë, sfidat e saj institucionale dhe marrëdhënien e saj me format jodemokratike të qeverisjes.
Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka deficite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
Libri është shkruar për një publik më të gjerë. Ai u drejtohet studiuesve dhe studentëve që mësojnë lëndën e shkencave politike dhe disiplina të përafërta me të, sidomos histori, filozofi, jurisprudencë, sociologji, pedagogji dhe ekonomi, si dhe atyre që janë të interesuar për çështje të demokracisë.
Manfred G. Schmidt u lind më 25 korrik 1948 në Donauverth të Gjermanisë. Sot është professor i shkencave politike dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale në Universitetin e Haidelbergut. Në 2002 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Haidelbergut dhe një vit më vonë, anëtar i Akademisë së Shkencave Humane të Berlin-Brandenburgut.
Një vlerësimi i kryer në vitin 1999 nga Këshilli Gjerman i Studimeve e rendit Manfred G. Schmidtin të tretin në listën e shkencëtarëve politikë në Gjermani dhe si studiuesin më të rëndësishëm në fushën e studimeve krahasuese për politikat në vend. Schmidti merret kryesisht me studimin e institucioneve politike në Gjermani, politikave sociale të para në sensin e perspektivës së krahasuar, si dhe me studimin e teorive të demokracisë.