Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Të numërosh yjet
Historikë

Të numërosh yjet

600 Lekë

Anamaria Johansen është dhjetë vjeç dhe shoqja e saj më e mirë, Elen Rosen, është gjithmonë pranë saj. Të dyja kujtojnë shpesh ditët e qeta para luftës. Por, është viti 1943 dhe jeta në Kopenhagë ka ndryshuar. Në rrugë marshojnë ushtarët nazistë, ushqimet janë të pakta dhe lufta ndihet kudo.

Kur hebrenjtë e Danimarkës detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, Elen shkon të jetojë te familja e Anamarias dhe shtiret sikur është pjesë e saj.

Por shumë shpejt Anamaria përballet me një detyrë të rrezikshme: duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shpëtuar jetën e shoqes së saj.

Një histori e fuqishme për miqësinë, guximin dhe sakrificën, në një nga periudhat më të vështira të historisë.

Ky libër është vlerësuar me 9 çmime një ndër të cilët është medalja Newbery, një nga vlerësimet më të rëndësishme të letërsisë për fëmijë në SHBA.

Autor
Lois Lowry
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-116-90-1
Faqe
144
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
9 - 11 vjeç
Për Lois Lowry

Lois Lowry është një nga shkrimtaret më të njohura për fëmijë dhe të rinj. Ajo ka shkruar më shumë se 40 libra, mes tyre serinë e famshme Anastasia Krupnik, si dhe romanin Të numërosh yjet. Lois lindi në Havai dhe u rrit në vende të ndryshme, mes tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni. Librat e saj flasin për miqësinë, familjen, guximin, kujtesën dhe zgjedhjet që bëjmë në jetë. Ajo ka fituar shumë çmime të rëndësishme për veprat e saj, përfshirë dy herë medaljen Newbery. Disa nga librat e saj janë bërë filma dhe shfaqje teatrale, ndërsa The Giver është kthyer edhe në opera. Lois Lowry jeton mes Maines dhe Floridës dhe vazhdon të shkruajë histori që i bëjnë lexuesit të mendojnë, të ndiejnë dhe të shohin botën ndryshe.