Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Superarratisja e babagjyshit
David Walliams

Superarratisja e babagjyshit

1500 Lekë

Para shumë vitesh babagjyshi ishte pilot i Luftës së II-të Botërore. Por kur e çuan në azilin e pleqve Kullat e Muzgut – të cilin e drejtonte Dosarja e ligë – gjyshi dhe nipi i tij, Xheku, bëjnë një plan të guximshëm arratisjeje. Po nuk u shkon mendja që drejtoresha e ligë u është qepur nga pas...

Në pleqëri babagjyshi është bërë i hutuar. Ai beson se është ende në Luftën e II-të Botërore, kur ishte pilot i "Spitfire"-it. Babagjyshi i Xhekut...

* Vesh shapka në supermarket

* Ha konservë allakremkaramel për darkë

* Dhe e harron shpesh emrin e Xhekut

Por ai është ende në gjendje të ngrihet në qiell me “Spitfire”-in e tij...

Atë e kupton vetëm një njeri: nipi i tij, Xheku. Mes tyre ka një lidhje mjaft të fortë.

Ky libër e çon lexuesin në një udhëtim të pabesueshëm me “Spitfire”-in mbi Londër, dhe në një “Superarratisje” përmes qytetit, pra në një aventurë prekëse dhe plot humor.

Ilustrimet janë të piktorit të famshëm Tony Ross.

* Fitues i Çmimit Kombëtar të "Librit për fëmijë më të mirë të vitit".

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-116-94-9
Faqe
462
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
7 – 10 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.