Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Stjuart piciruku
Klasikët

Stjuart piciruku

800 Lekë

Stjuart Piciruku nuk është ndonjë mi dosido. Megjithëse i turpshëm dhe punët i mendon mirë, e veçanta e tij është shpirti i aventurës. Kur mikesha e tij më e dashur, një zog i vogël i quajtur Margalo, ikën nga foleja e saj, Stjuarti merr rrugët e botës në aventurën e tij më të guximshme, në kërkim të mikes së tij të shtrenjtë.

Por a e do ta gjejë, vallë?

Stuarti është një mi shumë i vogël, por personaliteti dhe guximi i tij është mbresëlënës. Ai ka guxim, kureshtje dhe një shpirt të madh aventurieri.

Një histori që do ta mbani mend gjatë. Nëse prindërit do të lexojnë bashkë me fëmijët do të krijojnë kujtime leximi që mund të bëhen ndër më të dashurat e jetës.

Stjuart piciruku është romani i parë për fëmijë i Whate, i cili u botua në vitin 1945

Nga i njëjti autor lexo edhe ““Trumbeta e mjellmës”, “Rrjeta e Sharlotës”.

Autor
E.B. White
Ilustrues
Garth Williams
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-219-61-9
Faqe
192
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për E.B. White

E.B. White u lind në Nju Jork më 1899 dhe vdiq më 1985. Shkrimet e tij janë botuar për shumë vjet në revistën The New Yorker. Në Maine kishte një fermë ku mbante kafshë, disa prej të cilave zënë vend në faqet e librave të tij si Stjuart Piciruku, i cili është bërë film dhe gëzon popullaritet të madh. Po ashtu Rrjeta e Sharlotës është bërë film i animuar dhe me personazhe realë.

Më 1970 ka marrë medaljen “Laura Ingalls Wilder” për librat e tij për fëmijë, Stjuart Piciruku dhe Rrjeta e Sharlotës, çmim që ndahet çdo pesë vjet për autorët që “kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të veçantë në letërsinë për fëmijë”. Ndërsa libri tjetër po për fëmijë, Trumbeta e Mjellmës ka fituar disa çmime radhazi.

Uajt është autor i shtatëmbëdhjetë librave në prozë dhe poezi. Në vitin 1973 u zgjodh anëtar i Akademisë Amerikane të Letrave dhe Artit.

Për Garth Williams

Garth Williams lindi më 1912 dhe u bë një nga ilustruesit më të dashur të Amerikës. Me vizatimet e tij të magjishme solli në jetë shumë nga personazhet më të paharrueshme të librave për fëmijë, midis të cilëve Ferni, Uilburi dhe Sharlota nga libri Rrjeta e Sharlotës, si edhe miun e vogël aventurier Stjuart Picirukun. Garth Uilliam vdiq më 1996 në moshën tetëdhjetë e katër vjeç.