Harrietë M. Uelsh është spiune. Ajo ndërmerr ekspedita spiunazhi dhe mban shënime në një fletore për çdo gjë dhe për këdo që sheh, pa lënë mënjanë edhe shokun dhe shoqen e saj më të ngushtë.
Harriet është gjithmonë kureshtare dhe vëzhguese, ndaj në bllokun e saj shkruan mendimet dhe të vërtetat e saj pa i zbukuruar. Por një ditë prej ditësh, Harrieta e humbet fletoren e shënimeve dhe ajo bie në duart e gabuara. Para se Harrieta t’i dalë të keqes përpara, shokët dhe shoqet e saj kanë lexuar një pjesë të shënimeve, ku shkruheshin të vërteta, por edhe gjëra të hidhura. A do ta gjejë Harrieta një mënyrë për të rivendosur miqësinë e mëparshme me shokët dhe shoqet e saj?
Një klasik i dashur nga fëmijët dhe të rriturit, që trajton me humor dhe ndjeshmëri miqësinë, sinqeritetin, sekretet dhe fuqinë e fjalës.