Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Spiunët e Kembrixhit
Histori / Spiunazh

Spiunët e Kembrixhit

1500 Lekë

Pesë urithë sovjetikë në gjirin e shërbimeve sekrete të Mbretërisë së Bashkuar

Gjithçka duket e pabesueshme në këtë rrëfim që i ngjan një romani.

Në mesin e viteve 1930, pesë studentë të Universitetit të Kembrixhit bëjnë një zgjedhje që do të ndryshojë historinë e spiunazhit: rekrutohen nga kryespiunët e Stalinit dhe punojnë fshehurazi për Bashkimin Sovjetik. Anthony Blunt, Guy Burgess, John Cairncross, Donald Maclean dhe Kim Philby arrijnë të depërtojnë në zemër të shërbimeve sekrete britanike, tradhëtojnë vendin e tyre dhe i dorëzojnë Moskës sekrete me rëndësi jetike.

Si arritën pesë agjentë të mashtrojnë një nga sistemet më të fuqishme të inteligjencës në botë? Kush i mbrojti dhe pse disa prej tyre i shpëtuan drejtësisë?

Duke zbuluar intriga, besnikëri të dyfishta dhe marrëveshje të fshehta, Rémi Kauffer rindërton historinë tronditëse të “Pesëshes së Kembrixhit” — një rrjet spiunazhi që ekspozoi dobësitë e elitës britanike dhe la gjurmë të thella nga Lufta e Dytë Botërore deri në Luftën e Ftohtë.

Një histori e vërtetë ku tradhtia nuk vjen nga armiqtë jashtë kufijve, por nga njerëzit që kanë fituar besimin më të madh.

Autor
Rémi Kauffer
Përkthyes
Tomi Nakuçi
ISBN
978-9928-846-03-7
Faqe
304
Botimi
2025
Për Rémi Kauffer

Rémi Kauffer është historian, gazetar dhe shkrimtar francez, i lindur më 15 janar 1949. Ai është specialist i historisë së shërbimeve sekrete, spiunazhit dhe inteligjencës ndërkombëtare. Ka bashkëpunuar me revista si Le Figaro Magazine dhe Historia, si dhe ka dhënë mësim në Sciences Po, Paris.

Kauffer është autor i shumë librave historikë. Në veprat e tij, ai analizon operacionet e fshehta, rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e tyre në historinë politike botërore.