Socializmi është çuditërisht i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij që sjell përvoja e botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela. Po që të gjitha këto përpjekje, në masa të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Por sipas përkrahësve të socializmit kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë “socializëm real”.
Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij. Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste.
Përkundrazi: praktikisht të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë. Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme sa nuk mund të mohoheshin më ato riklasifikoheshin në mënyrë retrospektive si “socializëm jo real”.
Dr. Kristian Niemietz është shef i ekonomisë politike në Institutin për Çështje Ekonomike. Ai ka studiuar ekonomi në Universitetin Humboldt në Berlin dhe në Universitetin e Salamanca-s, si dhe ekonomi politike në King’s College në Londër. Fillimisht, Kristiani ka punuar në Institutin për
Sipërmarrjen e Lirë (IUF) në Berlin dhe ka dhënë ekonomi në King’s College në Londër. Ai është autor i librave “A New Understanding of Poverty” (2010), “Redefining the Poverty Debate” (2012) dhe “Universal Healthcare Without the NHS” (2016).