Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shtriga më e keqe
Aventurë / Fantazi

Shtriga më e keqe

500 Lekë

S’është aspak e lehtë të drejtosh një fshesë magjike!

Shkolla e shtrigave nuk është aspak e lehtë për Mildred Habëll!

Mildred është nxënëse në Akademinë e Shtrigave të zonjës Kekëll, por duket se çdo gjë i shkon keq. I ngatërron vazhdimisht magjitë, nuk arrin ta drejtojë siç duhet fshesën magjike dhe përfundon gjithmonë në telashe.

Por gjërat bëhen edhe më keq kur Mildred e kthen Itelin, nxënësen e preferuar të mësueses, në armiken e saj më të madhe... Dhe atëherë, në shkollën e magjisë fillon kaosi!

Një klasik plot humor, magji dhe aventura, që prej 50 vitesh vazhdon të argëtojë breza të tërë lexuesish.

Autor
Jill Murphy
Ilustrues
Jill Murphy
Përkthyes
Afërdita Mali
ISBN
978-9928-116-15-4
Faqe
106
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
7 - 10 vjeç
Për Jill Murphy

Jill Murphy ishte një shkrimtare dhe ilustruese e njohur britanike. Ajo lindi në Londër dhe u rrit në Surrey. Jill filloi të vizatonte dhe të krijonte histori që kur ishte shumë e vogël. Madje, kur ishte vetëm gjashtë vjeçe, bënte librat e saj të parë – i bashkonte fletët me një kapse teli! Më vonë studioi art në Chelsea dhe Camberwell. Para se t’i kushtohej shkrimit dhe ilustrimit, Jill punoi në një shtëpi për fëmijë dhe si dado. Serinë Shtriga më e keqe e shkroi në vitin 1974 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo shkroi dhe ilustroi më shumë se 20 libra me figura, mes tyre serine e dashur Large Family, si edhe 10 romane. Nga një vajzë që bënte librat e saj, Jill u bë një nga autoret dhe ilustrueset më të dashura të letërsisë për fëmijë.