Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shtëpia 26-katëshe në pemë
Shtëpia në Pemë

Shtëpia 26-katëshe në pemë

1200 Lekë

Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo, ku kanë dhe një pistë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse për patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme, të cilat shërbehen nga një robot i quajtur Eduard Duarkupa, dhe Labirintin e Skëterrshëm – një labirint kaq i koklavitur, saqë kushdo që ka hyrë aty nuk ka dalë dot më.

Një aventurë plot fantazi, miqësi dhe humor, e duhura për fëmijët që pëlqejnë librat me ilustrime dhe histori plot situata të papritura.

Autor
Andy Griffiths
Ilustrues
Terry Denton
Përkthyes
Afërdita Mali
ISBN
978-9928-286-04-8
Faqe
346
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 – 10 vjeç
Për Andy Griffiths

Andy Griffiths është shkrimtari numër një në Australi për librat për fëmijë. Librat e tij, përfshirë edhe këtë seri shumë të njohur, kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Ata kanë fituar çmime dhe janë bërë bestseller në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, si edhe në vendlindjen e tij, Australi.

Andy ka punuar si mësues në shkollë të mesme, ka qenë këngëtari kryesor i një grupi rrok dhe gjithashtu komedian stand-up.

Ai është një nga shkrimtarët që punon fort për të ndikuar në shoqëri mbi vlerën e leximit dhe edukimit letrar. Ka dy vajza dhe jeton në Melbourne, Australi.

Për Terry Denton

Terry Denton është një nga ilustruesit dhe autorët më të njohur australianë të librave për fëmijë. Ai dhe Andy Griffiths kanë bashkëpunuar në shumë libra, veçanërisht në këtë seri të jashtëzakonshme.

Në këtë seri, Andy shkruan tekstin, ndërsa Terry krijon ilustrimet, të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e humorit dhe histories plot aventura.