Lexoni një seri shumë humoristike dhe plot aventura, me Andin dhe Terin që jetojnë në një shtëpi mbi pemë, ku çdo kat ka diçka krejt të pazakontë.
Nise leximin me librin e parë me “Shtëpia 13-katëshe në pemë”, shtëpia e Andit dhe e Terit, e cila është më e hatashmja në botë!
Ajo ka një pistë bulingu, një pishinë të tejdukshme, një akuarium përplot me peshkaqenë njeringrënës, një katapultë gjigante, një laborator sekret nëntokësor dhe një makineri mafishesh që të ndjek nga pas dhe t’i hedh pufka mu në gojë sa herë që ke uri.
Atëherë… ç’pret? Ngjitu lart!
Në fund të librit do të zbulosh edhe kleçkat e shtëpisë në pemë… edhe një fjalëkryq.
Një aventurë plot fantazi, miqësi dhe humor, e duhura për fëmijët që pëlqejnë librat me ilustrime dhe histori plot situata të papritura.
Andy Griffiths është shkrimtari numër një në Australi për librat për fëmijë. Librat e tij, përfshirë edhe këtë seri shumë të njohur, kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Ata kanë fituar çmime dhe janë bërë bestseller në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, si edhe në vendlindjen e tij, Australi.
Andy ka punuar si mësues në shkollë të mesme, ka qenë këngëtari kryesor i një grupi rrok dhe gjithashtu komedian stand-up.
Ai është një nga shkrimtarët që punon fort për të ndikuar në shoqëri mbi vlerën e leximit dhe edukimit letrar. Ka dy vajza dhe jeton në Melbourne, Australi.
Terry Denton është një nga ilustruesit dhe autorët më të njohur australianë të librave për fëmijë. Ai dhe Andy Griffiths kanë bashkëpunuar në shumë libra, veçanërisht në këtë seri të jashtëzakonshme.
Në këtë seri, Andy shkruan tekstin, ndërsa Terry krijon ilustrimet, të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e humorit dhe histories plot aventura.