Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shtegu i kripës
Romane

Shtegu i kripës

1300 Lekë

“Një rrëfenjë triumfi: i shpresës mbi dëshpërimin; i dashurisë mbi gjithçka.” - Sunday Times

Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 1000 kilometrash, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit. Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence. Por çfarë i pret ata në fund të udhëtimit?

A mund të të japë natyra forcën për të përballuar të papërballueshmen dhe dashuria guximin për të ecur përpara, edhe kur e ardhmja duket e pasigurt?

Një rrëfim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për forcën dhe qëndresën njerëzore.

Autor
Raynor Winn
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-341-14-3
Faqe
344
Botimi
2021
Për Raynor Winn

Raynor Winn është autorja bestseller e librit autobiografik “Shtegu i kripës” një vepër që bazohet në jetën e autores. Ajo është bërë një udhëtare e rregullt e distancave të gjata dhe shkruan për natyrën, të pastrehët dhe kampingjet nën qiell të hapur. Tani jeton në Kornuell me burrin e saj Mothin dhe qenin e tyre Monti. Ky është libri i saj i parë.