Nga autori bestseller David Baddiel, me miliona kopje të shitura në mbarë botën, vjen një aventurë e jashtëzakonshme, plot humor, fantazi dhe befasi – një histori që ndodh plot 1 001 vjet me vonë! Mirë se vini në vitin 3020…
Pip@256X#YY.3_7 është e vetmuar. Ajo ndjek shkollën virtualisht përmes syzeve G, ndërsa miqtë e saj të vetëm janë një mace dhe një papagall që flasin. Jashtë, bota është bërë pothuajse e pabanueshme nga vapa ekstreme dhe përmbytjet, ndaj Pip nuk mund të largohet nga shtëpia e saj.
Por gjithçka ndryshon kur, një ditë, ajo zbulon një unazë misterioze që ndriçon në një laborator. Në një çast… Pip udhëton 1 001 vjet pas në kohë! Papritur, ajo gjendet në vitin 2019, ku takon Rahul-in – një djalë i zgjuar dhe shpikës, i cili, ashtu si Pipi, ndihet i vetmuar dhe i mërzitur. Miqësia e tyre nis një aventurë të çmendur dhe plot të papritura. Ata duhet të mbajnë të fshehtë nga prindërit e Rahulit kafshët që flasin, të zbulojnë sekretin e unazës dhe, mbi të gjitha, të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në të ardhmen.
Por aventura e tyre mund të jetë shumë më e madhe nga sa e imagjinojnë… Sepse ndoshta fati i së ardhmes është në duart e tyre.
Shoqja nga e ardhmja është një histori plot aksion, humor, imagjinatë dhe emocione, që tregon vlerën e miqësisë dhe na kujton se edhe një fëmijë i vetëm mund të bëjë një ndryshim të madh.
Po sikur shoqja jote më i ngushtë të vinte nga e ardhmja?
Një udhëtim në kohë. Një miqësi e papritur. Një mision për të shpëtuar botën.
Libra të tjerë të suksesshëm të David Baddiel-it, botuar nga Botart:
AGJENCIA PRINDËRORE
DITË PËR DITË DITËLINDJE
TURBONDJEKËSI TEJLOR
David Baddiel është shkrimtar dhe humorist. Nga librat e tij për fëmijë “Agjencia prindërore”, “Kontrolluesi i personave”, “Malkafsha”, “Djali i ditëlindjes” dhe “Djali drejtor” janë shitur më shumë se një milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar… ndërsa libri i tij i parë për fëmijë, “Agjencia prindërore”, ka fituar çmimin “Lough Out Loud Book Award”.
Ai është një nga figurat e njohura të humorit dhe letërsisë britanike, me një karrierë të pasur si komedian, shkrimtar për televizion, kolumnist dhe autor. David-i jeton në Londër me familjen e tij.
Steven Lenton është ilustrues dhe autor britanik i njohur për stilin e tij të veçantë, plot ngjyra, humor dhe imagjinatë. Puna e tij është vlerësuar me çmime të rëndësishme, ndër të cilat Waterstones Picture Book of the Month dhe The Times Children’s Book of the Week. Me talentin dhe imagjinatën e tij, Steven Lenton u jep historive një dimension të veçantë vizual, duke i bërë ato edhe më argëtuese, të gjalla dhe të paharrueshme për lexuesit e vegjël.