A mund të shndërrohet një djalë që pëlqen teknologjinë dhe shkencën në një agjent sekret? Në librin e parë të serisë bestseller të New York Times, “Shkolla e spiunazhit”, Ben Ripleji, 12 vjeç, shpreson shumë që po – dhe jeta e tij mund të varet nga kjo!
Ben Riplej mund të jetë ende vetëm në shkollë, por tashmë e ka zgjedhur profesionin e ëndrrave: agjent i CIA ose asgjë. Fatkeqësisht personaliteti i tij nuk të jep aspak përshtypjen e një “agjenti sekret”. Në fakt, Ben është aq i ngathët, sa mezi arrin të shkojë në shkollë e të kthehet në shtëpi pa i ndodhur ndonjë e papritur.
Pikërisht për shkak të prirjes së tij të natyrshme për teknologjinën, Benit nuk i duket e çuditshme kur e përzgjedhin për një shkollë të specializuar me fokus te shkencat. Por ai tronditet kur zbulon se kjo shkollë është në të vërtetë një maskim për një akademi të CIA-s për agjentë të rinj. Mos vallë CIA ka vërtet nevojë për të?
Zbuloni duke lexuar këtë libër shumë të veçantë!
Stuart Gibbs është autori i pesë serive bestseller të New York Times: Shkolla e spiunazhit, FunJungle, Moon Base Alpha, Charlie Thorne, Once Upon a Tim, etj.
Ai ka shkruar skenarë filmash dhe ka punuar në një mori filmash të animuar, ka krijuar seriale televizive, ka qenë kolumnist gazete dhe ka studiuar rreth kapybaras.
Stuart jeton me familjen e tij në Los Anxhelos.
Mund të mësoni më shumë për autorin në StuartGibbs.com.