Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shkolla e kafshëve magjike 2 – Gjithë gropa
Aventurë / Fantazi

Shkolla e kafshëve magjike 2 – Gjithë gropa

1000 Lekë

Kjo shkollë ka një sekret. Kush është me fat këtu gjen shokun më të mirë në botë. Një kafshë magjike. Një kafshë që flet. Nëse ajo do të ishte jotja...

Sekreti i kafshëve magjike duhet të mbetet i fshehtë… por Ida dhe dhelpra e saj Rabat rrezikojnë ta zbulojnë! Çfarë do të ndodhë nëse mësuesja KOrnfild merr vesh për kafshët që flasin?

Ndërkohë, Çoki dëshiron më shumë se çdo gjë të ketë edhe ai një kafshë magjike. Por në shkollë po ndodhin gjëra të çuditshme: drama e shkollës, zënkat mes shokëve dhe disa vrima misterioze në kopsht po e bëjnë gjithçka edhe më intriguese.

Një aventurë plot magji, humor, miqësi dhe mister, me shumë ilustrime dhe kapituj të shkurtër që i mbajnë fëmijët të lidhur pas historisë.

Autor
Margit Auer
Ilustrues
Nina Dulleck
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-286-07-9
Faqe
224
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
8 – 11 vjeç
Për Margit Auer

Margit Auer është një nga autoret më të dashura dhe më të suksesshme gjermane të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar më shumë se 40 libra, ndërsa famën ndërkombëtare e fitoi me serinë bestseller “Shkolla e Kafshëve Magjike”. Aventurat e saj janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë dhe seria është bërë seria më e shitur e librave për fëmijë në Gjermani. Historitë janë përshtatur edhe në filma, të cilët kanë tërhequr miliona shikues.

Por, cila është kafsha magjike e preferuar e Margit Auer? - Lakuriqi i natës!

Për Nina Dulleck

Nina Dulleck ka filluar të vizatojë dhe të pikturojë që kur mund të mbante në dorë lapsin dhe penelin. Ajo dhe familja e saj jetojnë mes vreshtave dhe plantacioneve të qershive buzë Rinit. Me shumë pasion dhe përkushtim, Nina Dulleck ilustron libra për fëmijë, duke u dhënë jetë historive përmes vizatimeve të saj të ngrohta dhe plot fantazi.