Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Shkenca e fatit
Psikologji / Filozofi

Shkenca e fatit

1200 Lekë

Pse e ardhmja jonë është më e parashikueshme nga sa mendojmë? Deri në ç’masë kemi kontroll mbi ato që bëjmë dhe ato që na ndodhin?

Shumë nga ne besojnë se jemi të lirë t’i japim formë fatit tonë. Po sikur vullneti i lirë të mos ekzistonte? Po sikur jetët tona të ishin në pjesën më të madhe të tyre të paracaktuara, të skalitura në trurin tonë – zgjedhjet tona se çfarë do të hamë, me kë do të biem në dashuri, madje edhe ato që besojmë, të mos jenë vërtet zgjedhjet tona?

Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e mendjes sonë të pandërgjegjshme.

Hannah Critchlow, një nga emrat më në zë të neuroshkencës, pasqyron në mënyrë të gjallë jetën e përditshme të saj dhe ekspertëve të tjerë të fushës, si potencialin e jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe rreziqet, të cilat lindin si pasojë e të qenit në gjendje të parashikojmë të ardhmen tonë të mundshme – dhe mënyrat se si mund të ndryshojmë atë që tashmë është përgatitur për ne.

Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbreslënëse, Shkenca e Fatit revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.

Autor
Hannah Critchlow
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-89-5
Faqe
248
Botimi
2020
Për Hannah Critchlow

Dr. Hannah Critchlow është anëtare e Anëtare e Kërkimeve Shkencore në Magdalene College, Universiteti i Kembrixhit. Ajo është titulluar si një nga 100 shkencëtaret më të mira në Mbretërinë e Bashkuar nga Këshilli Shkencor për punën e saj në komunikimin shkencor. Critchlow është renditur si një nga “gratë më frymëzuese dhe të sukseshme të shkencës” në Universitetin e Kembrixhit dhe shfaqet rregullisht në TV, radio dhe organizime për të diskutuar dhe eksploruar trurin.