Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit
Teknologji / Evolucion

Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit

2000 Lekë

“Sapiens trajton pyetjet më të mëdha të historisë dhe botës moderne. Është shkruar me një gjuhë të gjallë e të paharrueshme.” - JARED DIAMOND, fitues i çmimit “Pulitzer”

100 000 vite më parë, së paku gjashtë lloje humanësh popullonin Tokën. Sot është vetëm një. - Ne. Homo sapiensët. Si ia doli lloji ynë të pushtojë botën? Pse u bashkuan paraardhësit tanë për të krijuar qytete dhe mbretëri? Si filluan të besojnë te perënditë, kombet dhe të drejtat e njeriut? Si do të jetë bota jonë në mijëvjeçarët që do të vijnë?

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë...dhe të ardhmen tonë.

Profesor Yuval Noah Harari te “Sapiens” përmbledh gjithë historinë njerëzore, që nga njerëzit e parë që ecën në Tokë deri te zhvillimet më të mëdha - radikale e madje shpeshherë shkatërruese - të revolucionit konjitiv, agrokulturor dhe shkencor.

Duke eksploruar në brendësi të biologjisë, antropologjisë, paleontologjisë e ekonomisë dhe duke përfshirë ilustrime shumëngjyrëshe përgjatë gjithë tekstit, ai hulumton se si rrymat e histories kanë formësuar shoqëritë tona njerëzore, kafshët dhe bimët rreth nesh, e madje edhe personalitetet tona. A jemi më të lumtur teksa shpaloset historia? A mund ta çlirojmë ndonjëherë sjelljen tone nga trashëgimia e paraardhësve tanë? Dhe nëse mundemi, çfarë mund të bëjmë për të ndikuar në rrjedhën e shekujve që do të vijnë?

I guximshëm, gjithëpërfshirës dhe ngacmues, Sapiensi harmonizon historinë dhe shkencën për të sfiduar çdo gjë që mendonim se dinim rreth të qenit njeri: mendimet, veprimet, trashëgiminë dhe të ardhmen tonë.

Nga i njëjti autor lexo edhe:

Homo Deus ; Nexus ; 21 leksione për Shekullin 21;

Autor
Yuval Noah Harari
Përkthyes
Aulona Ormeni, Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-219-31-2
Faqe
456
Botimi
2016
Për Yuval Noah Harari

Yuval Noah Harari ka marrë titullin “Doktor në Histori” nga Universiteti i Oksfordit dhe sot është lektor në Universitetin Hebre të Jerusalemit, i specializuar në historinë botërore. Dy librat e tij: Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit dhe Homo Deus: një histori e shkurtër e së nesërmes, janë ndër librat më të shitur në botë, me mbi 45 milionë kopje dhe të përkthyera në më shumë se gjashtëdhjetë e pesë gjuhë.

ynharari.com

Facebook.com/Prof.Yuval.Noah.Harari

Ywiter: @harari_yuval

youtube.com/c/ YuvalNoahHarari1