Nga qullac në luftëtar si marinsat amerikanë.
Klasa e pestë ishte viti më i keq në jetën e Markut. Mbeti në fizkulturë dhe matematika qe shumë e veshtirë, për të mos folur për ushqimin e shkollës që qe i pangrënshëm dhe atë ekskursionin e klasës që shkatërroi duke mos ditur të notonte. Po cili ishte kulmi i kulmeve gjatë gjithë klasës së pestë? Keni Uilliamsoni, bullisti i klasës, i vetëquajturi Mbret i palestrës.
Kur e ëma i dha lajmin që dajë Xheku do të vinte e do të rrinte gjithë verën te ta, Markut nuk i pritej. Dajë Xheku ishte marins i vërtetë i forcave speciale amerikane SEAL.
Dhe daja Xheku kishte një plan: ta kthente Markun në luftëtar. Por, të bëhesh luftëtar, nuk është e thjeshtë. Sepse duhet të bësh shumë ushtrime, si pompa, ulje-ngritje, paralele, të
notosh, të hash siç duhet dhe të studiosh më fort se më parë! A do të arrijë Marku të bëhet luftëtar derisa të fillojë shkolla në vjeshtë – dhe t’i kundërvihet Mbretit të palestrës?
Jocko Willink është një oficer (me dekorata) i Marinës Amerikane i dalë në pension. Ai ka qenë marins për njëzet vjet dhe, gjatë Luftës së Irakut, ishte komandanti i skuadrës së tretë SEAL, i njësisë së operacioneve speciale të dekoruar më shumë se të tjerat. Tani jep mësime për rolin e udhëheqësit, strategjinë, taktikën, apo fitness dhe xhi-xhicu për njerëz nga e gjithë bota.
Jon Bozak është autor, ilustrues dhe drejtor kreativ. Ai ka shkruar dhe ilustruar disa libra si dhe ka bashkëpunuar me Jocko Willink, për të ilustruar serinë e suksesshme të librave për fëmijë “Rrugëtimi i djalit luftëtar”.